Maqedonia ka rënë 13 vende më poshtë në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit

Maqedonia edhe këtë vit ka shënuar regres në radhitjen në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit gjegjësisht me gjithsej 35 pikë dhe është plasuar në vendin e 106-të. Në vitin 2018-të shteti ishte në vendin e 93-të me 37 pikë, ndërkaq në vitin 2017-të në vendin e 107-të, njofton Portalb.mk.

Këtë e tregon raporti për Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2019-të të publikuar sot nga Tranpsarency International, në të cilin janë përfshirë 180 shtete, ndërkaq theksi është vendosur në lidhjen mes korrupsionit dhe politikës jo vetëm nëpërmjet financimit të fushatave zgjedhore, por edhe nëpërmjet zbatimit të interesave të caktuara që të realizojnë ndikim në financimin e politikës.

Këtë trend, tha në konferencë për shtyp, Sllagja Taseva, kryetare e Transparency International – Maqedoni, e shohim që në vitin 2012 dhe më herët, në luftën kundër korrupsionit dhe jemi bindshëm në pozitën më të ulët prej të gjitha shteteve edhe të rajonit.

“Vitin e kaluar komentuam se rezultati shënon përmirësim nën ndikimin e perceptimit të PSP-së ose nën ndikimin e besueshmërisë që e kanë ndaj të punësuarve në atë institucion. Sot rezultatet tregojnë se besueshmëria në institucionet e sektorit publik, në politikë ndjeshëm ulet sërish”, theksoi Taseva.

Në pyetje gazetareske nëse rastin “Reket” ka pasur ndonjë ndikim ndaj Indeksit, Taseva tha se tërë  situata me uljen e efekteve nga puna e PSP-së dhe humbja e besueshmërisë sigurisht kanë ndikim, pasi që ato rezultate ose analiza janë bërë gjatë vitit 2019-të.

Masat të cilat janë marrë, gjegjësisht të cilat janë prezantuar se po ndërmerren për luftë kundër korrupsionit, vlerësoi ajo, janë joreale, nuk janë të vërteta, nuk janë objektive dhe nuk japin rezultate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button