Gjykata e Apelit edhe pas një muaji nuk ka vendosur për rastin e Almirit

Një muaj pas shqyrtimit të ankesave të palëve për vendimin e Gjykatës së Kumanovës për rastin “Almir Aliu”, Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për rastin në fjalë, njofton Portalb.mk.

Avokati i rastit, Asmir Alispahiq thotë se presin vendim.

“Seanca më 23 dhjetor u mbajt, tani presim vendim. Ende nuk na kanë informuar asgjë”, thotë për Portalb.mk Spahiq.

Portalb.mk tentoi të kontaktojë me zëdhënësin e Gjykatës së Apelit Safet Kadrii megjithatë nuk ishte i kapshëm për redaksinë tonë.

Gjykimi për rastin Almir Aliu u kthye nga e para për shkak të parregullsive në procedurë.

Më 21 qershor, Gjykata e Kumanovës e përsëriti aktgjykimin, për të cilin Apeli tha se kishte gabime dhe sërish të akuzuarin Boban Iliq, i cili e ka shtypur me makinë vogëlushin Almir Aliu e dënoi me 6 vjet burg,

Paraprakisht, mbrojtja paraprakisht kërkoi nga Gjykata e Apelit që ta delegojë lëndën në Shkup, por Apeli e hodhi poshtë këtë propozim. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njejti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

LEXO: “Almiri”, Gjykata i ka pranuar si dëshmi, ekspertizat për të cilat Apeli e ktheu lëndën në rigjykim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button