Zdravev: Prokuroria Publike është njoftuar për ruajtjen e lëndëve në sirtarët e Gjykatës Supreme

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, sipas shkrimeve të Portalb.mk se lëndët gjyqësore janë mbajtur për vite me radhë në sirtarët Kryetarit të shkarkuar të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, tha sot se Prokuroria themelore publike ishte informuar. Në lidhje me lëndët, ai tha që palëve u ishin shkelur të drejtat e veprimit urgjent, përkatësisht veprimi në përputhje me parimin e gjykimit brenda një kohe të arsyeshme dhe shtoi se u.d. Kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arsllani duhet të thotë nëse ka pasur bazë ose jo që lëndët të mbahen, transmeton Portalb.mk.

“Ne morëm informacione nga u.d. Kryetar i Gjykatës Supreme që janë gjetur lëndë dhe se i ka shpërndarë në një seancë të Departamentit për vepra penale te gjyqtarë të cilët punojnë në atë departament. Në të njëjtën kohë ne do të ndërmarrim hapa. Tashmë e kemi lëshuar në procedurë, por nuk mund të marrim masa konkrete. Prandaj njëkohësisht e informuam Komisionin e Antikorrupsionit dhe Prokurorin publik, sepse besojmë që Komisioni Antikorrupsion mund të gjejë diçka që është në kompetencën e tij”, tha Zdravev.

Presim, ka theksuar Zdravev, që së pari këtë ta bëjë u.d. Kryetar i Gjykatës Supreme, siç është rregulli, në të kundërtën do të ndërmarrim masa konkrete për ngritje të kërkesës për përgjegjësi të ish-Kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.

Gjatë promovimit të Nismës “Gjyqësor i Hapur”, e cila është pjesë e programit “Përmirësimi i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut” dhe promovimin e analizës “Gjyqësi e Hapur në Maqedoninë e Veriut”, ai e trajtoi edhe lëndën e heqjes dorë nga njëri prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor, Artan Limani, nga gjykata civile.

“Ne nuk kemi kompetenca për të hetuar arsyet për të cilat ai e ka tërhequr kandidaturën. Komisioni pre realizim zë zgjedhjeve i Këshillit Gjyqësor nuk është një komision i Këshillit Gjyqësor, por në të kryetari dhe një anëtar zgjidhen nga Shoqata e Gjyqtarëve, ndërsa anëtari tjetër nga organizata joqeveritare. Ata pastaj vendosin se si të zhvillohet e gjithë procedura, por, ndër tjerash, ata duhet t’i përgjigjen kërkesës për tërheqje. Mendimi im personal është që në këtë fazë të procedurës, kandidatura për anëtar të Këshillit Gjyqësor nuk mund të tërhiqet”, tha Zdravev.

Ai vuri në dukje se ai ishte informuar për tërheqjen e kërkesës së kandidatit të hënën, dhe atë ditë, tha ai, u shpërndanë materiale në këshillat zgjedhorë.

“Nëse ai kandidat fiton, ai do të jetë zyrtarisht anëtar i Këshillit Gjyqësor. Përveç nëse vetë jep dorëheqje, që ne ta përsërisim procedurën. Kjo është e vështirë sepse e gjithë procedura do të duhet të përsëritet derisa anëtarit të Këshillit ekzistues, Shemseddin Jusufi, i skadon mandati dhe ne do të mbetemi me gati një anëtar për tërë kohëzgjatjen e procedurës, “tha Zdravev.

Ndryshe, lëndë gjyqësore janë fshehur në Gjykatën Supreme. Disa janë parashkruar, disa do të shqyrtohen nga e para. Lëndët e gjyqtarëve të suspenduar Jovo Vangellovski dhe Rahillka Stojkovska i janë rishpërndarë gjyqtares Cvetanka Periq. Të gjitha këto tema janë hapur në mbledhjen e fundit të Seksionit për vepra të dënueshme në Gjykatën Supreme në tetor. Sipas asaj që është thënë në takim, tre gjykatës, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski dhe Afrim Fidani kanë nga 60 lëndë të pazgjidhura, megjithëse edhe gjykatës tjerë nuk janë shumë larg.

Tani sërish, gjyqtarja Periq është stërngarkuar me lëndë, të cilat do të duhet t’i përgatit për referim për shkak se të gjitha 18 lëndët e Vangellovskit dhe 30 lëndët e Stojkovskës, shkojnë në byronë e saj për shqyrtim. Edhe gjykatësit Shpend Devaja i janë marrë disa lëndë për shkak se ka kaluar nga seksioni penal në atë qytetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button