Keni problem me gjumin? Ja gjërat që duhet t’i hani në darkë

Si hap i parë dhe këshillë kryesore: një gotë qumësht të ngrohtë para se të shkoni në shtrat.
Lidhur me një fakt të tillë, dr. Antonio Sbardella, dietolog i njohur në spitalin e Romës, janë edhe ushqime të tilla si perimet, çikorja apo kopra për darkë, të cilat e ndihmojnë shumë gjumin.
 
“Pagjumësia është pasojë e një shumëllojshmërie shkaqesh. Ajo mund të jetë e lidhur me çrregullime të gjëndrave të veshkave apo dhe mëlçisë, stresit, drogës apo edhe çekuilibrave distike”, citon më tej ai.
 
Konkretisht, në rastin e problemeve që lidhen me çrregullime të mëlçisë është e dobishme që të mos hani djathtë, të paktën para mbrëmjes.
 
Më mirë zgjidhni karbohidratet apo ushqime të pasura me niseshte, të cilat përmbajnë triptofanin, një shenjë paralajmëruese e serotoninit, një bonus i vërtetë për gjumë të ëmbël.
 
Edhe makaronat, si edhe picat, duken një gjë shumë e mirë para se të bien për të fjetur. Por, mos harroni, as edhe mjaltin. Madje edhe kakaon, por ajo duhet të jetë e hidhur dhe duhet të merret rreth orës 17.30, dhe jo më vonë.
 
Kurse kur pagjumësia lidhet me stresin, shpesh është e vështirë të biem në gjumë. Në këtë rast është e rëndësishme të shmangim alkoolin, i cili vë në tendosje mëlçinë dhe ngre presionin e gjakut.
 
Në fund, mos harroni: Reduktoni në mënyrë drastike mishin, vezët, dhe orizin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button