Leonora e mllefosur me Facebook-un

Leonora Jakupi gjatë një prononcim për “Zëri” ka treguar që ajo po ndihet shumë e frustruar me rrjetin social Facebook. Edhe pse nuk posedon ndonjë faqe zyrtare të saj, Leonora është njëra ndër këngëtaret që ka më së shumti faqe me emrin e saj në Facebook.

Kohë më parë Leonora ndihej shumë e lumtur që ka kaq shumë fansa dhe adhurues në rrjetet sociale, por diçka i ndryshoi totalisht mendjen.

Tash bukuroshja po ndihet e mllefosur me rrjetin social, sepse po dëmtohet imazhi i saj. Ky mllef erdhi pas rastit të fundit që ndodhi, kur u publikua kinse lajmi që Leonora është martuar.

“Sinqerisht po ndjehem shumë e mllefosur për shpifje të shumta që po bëjnë tani së fundi nëpër rrjetin social Facebook, duke shfaqur foton time me njerëz të panjohur” ka thënë këngëtarja për “Zëri”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button