Në USHT u promovua doracaku i finacuar nga OSBE-ja

Sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës është promovuar doracaku “Shkathtësitë dhe përgjegjësitë sociale të arsimtarëve dhe punonjësve profesional në shkolla”, projekt ky i financuar nga OSBE Maqedoni.

Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth. Prodekani i USHT-së Fehari Ramadani u shpreh se kjo vepër ka munguar në këtë universitet dhe në arsimin tonë në përgjithësi.

“Besoj se bashkëpunimi i ynë me OSBE-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të këtilla arsimore”, u shpreh Ramadani.

Fjalë përshëndetëse mori edhe dekani i fakultetit Filozofik Fatbi Osmani i cili tha se ky doracak i cili tashmë është edhe pjesë e USHT-së do të ndihmojë gjeneratat e reja për të pasur një arsimim më të mirë dhe më bashkëkohorë.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Ralf Breth tha se është kënaqësi të punohet për libër të këtillë edukativ.

“Ne gjithmonë i kemi përkrahur idetë e këtilla, arsimi është duke u bërë gjithmonë më i vështirë ku metodat e punës në Evropë por edhe këtu për çdo vit janë duke ndryshuar dhe më këtë doracak do të kemi një arsimim më bashkëkohorë dhe më multietnik në vend. Tashmë kjo vepër e krijuar është pjesë e USHT-së dhe unë jam i lumtur për këtë”, tha ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button