Prokuroria e Tetovës ka hapur hetim për Arbër Ademin, Agim Nuhiun dhe Safet Emrulin

“Duke i pasur parasysh gjërat të përmendura, konsiderojmë që ekzistojnë indicie për shkelje të së drejtës për shkak se profesorët e emëruar në mënyrë paligjshme kanë nënshkruar kontrata për shërbime intelektuale për të cilat besohet që kanë pranuar edhe mjetet monetare, në kundërshtim me nenin 133, paragrafi (14) i Ligjit për arsim të lartë”, ka konstatuar avokati i popullit.

Prokuroria Publike themelore në Tetovë është duke realizuar hetim kundër tre funksionarëve shtetëror Arbër Ademi, Agim Nuhiu dhe Safet Emruli për vepër penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 33 të Kodit penal, transmeton Fakulteti.

Këtë informatë e konfirmoi edhe prokurorja themelore publike nga Tetova, Dragosllava Popovska.

“Po, është duke e realizuar hetim kundër tre funksionarëve shtetëror për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Lënda është në fazë të procedurës parahetimore”, na deklaroi shkurtë Popovska.

Inspektori për arsim Gjorgji Ilievski parashtroi kallëzim në Drejtorinë e policisë financiare për tre funksionarët, për të cilët pohon që kanë pranuar honorarë nga Universiteti i Tetovës për mësimdhënie derisa vendet e punës i kanë pasur në pushim. Ilievski për të gjitha procedurat e ka informuar edhe avokatin e popullit. Javën e kaluar ai e ka pranuar aktvendimin përfundimtar nga zyra e ombudsmanit.

Në njoftimin e avokatit të popullit shkruan që pasi janë drejtuar në Drejtorinë e policisë financiare, prej aty kanë marrë përgjigje që për parashtresën e Ilievskit, e në lidhje me keqpërdorimin e mjeteve monetare nga funksionarë publikë, ata kanë ndërmarrë veprime, kurse provat do t’i dërgojnë te prokurori publik.

Prokuroria themelore Publike, në anën tjetër, rastin ia transferuar Prokurorisë themelore Publike për shkak se veprimet e denoncuara janë bërë në zonën e qytetit të Tetovës, ku edhe gjendet Universiteti i Tetovës.

Avokati i Popullit ka pranuar njoftim edhe nga Prokuroria themelore publike – Tetovë në të cilën shkruan: “Është formuar lëndë kundër Arbër Ademit, Agim Nuhiut dhe Safet Emrulit për vepër penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare sipas nenit 365 nga Kodi penal”.

Ky është neni 353 i Kodit Penal:

Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar

(1) Person zyrtar i cili duke e përdorë pozitën apo autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kufijtë e autorizimit zyrtar ose duke mos e kryer detyrën e vet zyrtare, do t’i sigurojë vetes apo ndonjë personi tjetër dobi ose do t’i shkaktojë dëm ndonjë personi tjetër, do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në tre vite.

(2) Nëse autori i veprës nga paragrafi (1) fiton dobi të madhe pronësore apo shkakton dëm më të madh pronësor ose bën shkelje më të rëndë mbi të drejtat e ndonjë personi tjetër, do të dënohet me burg prej gjashtë muaj deri pesë vite.

(3) Nëse autori i veprës nga paragrafi (1) realizon dobi të madhe pronësore apo shkakton dëm të konsiderueshëm, autori do të dënohet me burg së paku tre vite.

(4) Me dënim nga paragrafët (1), (2) dhe (3) do të dënohet edhe personi përgjegjës, personi përgjegjës i ndonjë personin juridik të huaj që ka përfaqësi ose kryen veprimtari në Republikën e Maqedonisë ose person i cili kryen punë të interesit publik, nëse vepra është kryer me autorizim ose detyrë të tij.

(5) Nëse vepra nga paragrafët (1) dhe (4) është kryer gjatë kryerjes së prokurimeve publike ose në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, nga fondet publike ose nga mjetet tjera të shtetit, autori do të dënohet me burg së paku pesë vite.

Funksionarët mund të mbajnë ligjërata, por jo edhe të pranojnë honorarë

Ilievski, në anën tjetër, para dy ditëve ka pranuar njoftim nga Prokuroria Themelore Publike në të cilën shkruan që është formuar lëndë për tre funksionarët, por edhe që pritet përfaqësues nga Universiteti Shtetëror në Tetovë të merret në pyetje si dëshmitarë në PThP Tetovë.

Përndryshe, sipas Ligjit për arsim të lartë, personi i zgjedhur në titull shkencoro-hulumtues të cilit i pushon marrëdhënia e punës për shkak të kryerjes së funksionit mund të mbajë ligjëratë dhe të mbajë provime në ditët e premte, të shtunë dhe të diel, nuk mund të jetë mentor ose anëtar i komisonit për vlerësim dhe mbrojtje të magjistraturës dhe doktoraturës dhe nuk mund të pranojë kompensim nga institucioni për arsim të lartë për ligjëratën e mbajtur, veprimtari shkencore-hulumtuese dhe aplikative.

“Duke e pasur parasysh gjërat që u përmendurën, konsiderojmë që ekzistojnë indicie për shkelje të për shkelje të së drejtës për shkak se profesorët e emëruar në mënyrë të paligjshme kanë nënshkruar kontrata për shërbime intelektuale për të cilat besohet që kanë pranuar edhe mjetet monetare, në kundërshtim me nenin 133, paragrafi (14) i Ligjit për arsim të lartë”, ka konstatuar avokati i popullit.

Ai gjithashtu thekson që mbetet e kontestueshme çështja nëse funksionarët publikë në mënyrë të paligjshme janë avancuar në titujt shkencor-hulumtues për shkak se procedura për zgjedhje ka qenë e zbatuar në pajtim me Ligj i cili ka qenë në fuqi në momentin e shpalljes së konkursit, përkatësisht para miratimit të Ligjit të ri dhe e udhëzon Inspektoratin Shtetëror për Arsim të kërkojë interpretim autentik të ligjeve nëse ka paqartësi.

A kanë fituar funksionarët, tituj në mënyrë të paligjshme?

A është i paligjshëm avancimi në titujt shkencor-hulumtues i tre funksionarëve shtetëror: ministri për Arsim dhe Shkencë Arbër Ademi, zëvendësministri për Punë të brendshme Agim Nuhiu dhe drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi industriale, Safet Emruli, kemi pyetur përsëri edhe në Inspektoratin shtetëror për arsim.

Aktvendimet e para të inspektorit Ilievski në të cilat është konstatuar avancimi i paligjshëm janë anuluar. Ndërkohë inspektori i cili e realizoi kontrollin e jashtëzakonshëm, i cili tregoi që gjithçka ishte në rregull me avancimet është dënuar për shkak se është konstatuar konflikt interesash. Përkatësisht, e bija e tij e punësuar në Universitetin e Tetovës ku është zbatuar mbikëqyrja. Fakulteti.mk ka dërguar pyetje në Inspektoratin shtetëror për arsim nëse do të ketë sërish kontroll për titujt e funksionarëve duke pasur parasysh atë që aktvendimet nga kontrolli i parë janë anuluar, ndërsa gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm ka dënim për inspektorin, por prej atje ende nuk ka përgjigje.

Saliu është i dënuar, por nuk i është marrë licenca, shkruan në aktvendimin e Këshillit inspektues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button