Në muajin dhjetor, 94 ligje të propozuar në Kuvend nuk janë publikuar në ENER

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka vëzhguar punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ka nxjerr përfundim se në dhjetor është shkelur Rregullorja e saj për shkak se nga 120 ligje të miratuar, 94 nuk janë dhënë për konsultim në ENER (regjistri i vetëm elektronik nacional i rregulloreve), transmeton Portalb.mk.

Nga analiza e këtyre 94 ligjeve të miratuara, vërehet se kemi zvogëlim drastik të gjobave.

Platforma kërkoi nga Qeveria dhe organet që të respektohet ENER-i, duke krijuar hapësirë për konsultim për propozim-ligjet. Rregullorja e Qeverisë e planifikon që çdo ligj që miratohet, duhet të publikohet së paku 20 ditë para miratimit në ENER, në atë mënyrë që të mund të komentohen nga qytetarët.

Platforma bën përjashtim vetëm për rastet si: intervenime nomoteknike, harmonizim terminologjik me ligje tjera dhe rregullim gjuhësor ose redaktues të tekstit ligjor.

Platforma dalloi disa propozim-ligje që e tejkaluan ENER-in:  Propozim–ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga duhanpirja; Ligjit për rezervat e mallrave dhe Ligjit për marrëdhëniet e punës. Gjithashtu dallohet edhe propozim – ligj për përcaktim të statusit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe propozim – ligj për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button