Ramos: Kemi shumë raporte të mira me Mourinhon

I grumbulluar me kombëtaren e Spanjës për miqësoren me Panamanë, Sergio Ramos gjeti rastin për të sqaruar një herë e mirë marrëdhëniet me trajnerin Zhoze Mourinjo. 26-vjecari me shumë sinqeritet u shpreh se atë cfarë ata kanë, ia thonë në sy njeri-tjetrit.

“Kemi patur divergjencat tona, dhe ndonjëherë na është dashur t’ia themi në sy njeri-tjetrit ato që mendojmë, por marrëdhëniet tona nuk janë cënuar, mendoj se janë shumë të mira.

Më 30 mars Ramos do festojë 30 vjetorin e lindjes, dhe si dhuratë më të mirë për të do të jetë paraqitja e 100 me përfaqësuesen spanjolle.

Për mua është nder i madh, sepse mund të arrij më 30 mars, me rastin e ditëlindjes sime, shifrën e 100 ndeshjeve me La Rohan, meqenëse kemi edhe 2-3 takime për të luajtur deri në këtë datë.

Liga profesioniste e Futbollit i dha cmimin e mbrojtësit më të mirë të Primera Divizion, por për Ramos më shumë rëndësi kanë titujt kolektiv.

“Më shumë vlerësoj cmimet kolektive sesa ato individuale, por sigurisht të vjen mirë kur merr një cmim si mbrojtësi më i mirë. Është një motiv për të punuar më shumë, sepse nuk mund të jetosh duke kujtuar cfarë ke arritur në të kaluarën. Për mua sezoni i fundit ka qenë më i suksesshmi.”

Sa i përket episodit në dhomat e zhveshjes me Balesteros, në takimin Levante – Real 1-2, Ramos u shpreh:

Balesteros më përgëzoi përpara ndeshjes për gjithcka kam arritur me Realin dhe kombëtaren, por unë nuk mund ta pranoj sjelljen e tij pas ndeshjes. Në tunel ndodhën gjëra të pakëndshme. Besoj se jemi sqaruar me njëri-tjetrin.

Ramos kujtoi edhe momentin e veshjes së bluzës së Ozëll, duke e shpjeguar me faktin se mesfushori i kombëtares gjermane është një nga miqtë e tij më të ngushtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button