Sindikata e pavarur akademike dhe rektori i UKIM Jankullovski në klinç

Sinkdikata e pavarur akademike (SPAK) ashpër reagon ndaj shkresës që e ka dërguar rektori i UKIM, Nikolla Jankullovski, duke vlerësuar se ai së bashku me rektorin e UKLLO, Sasho Korunovski, po përpiqet të mohojë organizimin sindikalist në kuadër të arsimit të lartë. Ata kanë akuzuar që bëhet fjalë për shantazh të formohet sindikatë që do të jetë nën kontroll të drejtpërdrejtë të sekretarit të përgjithshëm të rektorit, transmeton Nova.

Siç ka shkruar fillimisht në fejsbuk profilin e saj, profesoresha Mirjana Najçevska, Jankullovski ka dërguar shkresë te të gjithë dekanët dhe drejtorët e njësive të Universitetit, me të cilën ai si punëdhënës u urdhëron të punësuarve në arsimin e lartë të formojnë sindikatë, siç ka kërkuar ministri për arsim, e cila do të jetë nën monitorim të drejtpërdrejtë të sekretarit të përgjithshëm dhe i cili vepron në pajtim me urdhrat e sekretarit të përgjithshëm të punëdhënësit.

“Në atë shkresë stimulohet shkelja e ligjeve në më tepër nivele, sulmohet bashkimi dh organizmi në baza vullnetare dhe bëhet shantazhim i drejtpërdrejtë me kërcënim: nëse nuk e bëni këtë në mënyrë si ju dikton rektori nuk do të ketë rritje të pagave prej 10 përqind.  Çka paraqet kjo shkresë përveç se shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, ligjeve dhe shkelje të nocionit organizim sindikal?” pyet Najçevska.

Afati për themelim është katër ditë, ndërsa veç më janë dërguar edhe fletë për anëtarësim vullnetar dhe është përcaktuar tarifa e anëtarësimit prej 50 denarë, të cilën do ta mbledh një person fizik në llogari të tij që më pas do t’i transferojë në sindikatën e ardhshme.

Anëtarë të SPAK-ut sot, në pres konferencë, kanë komunikuar që ata veç më kanë propozim-marrëveshje kolektive prej 45 faqesh që ia kanë dërguar ministrit dhe e cila nuk ka të bëjë vetëm me pagat, por i përfshin të gjitha aspektet e punës së kuadrit akademik duke ofruar zgjidhje sistemore.

Sipas Najçevskës, shkresa e rektorëve dhe thirrja e tyre nga ana e ministrit është shkelje e nenit 195 të Ligjit për marrëdhënie të punës, sipas të cilit punëdhënësi (në këtë rast universitetet) nuk guxon të ndërhyjë në organizimin sindikal dhe në punën e sindikatës. Sipas saj, thirrja për formim të sindikatës së re është për shkak se ajo ekzistuesja ka treguar, siç tha, dhëmbë dhe dituri dhe është paraqitur me kërkesa të cilat nuk janë të këndshme për pushtetin të cilat ai nuk dëshiron t’iu përgjigjet.

“Kjo është përpjekje të formohet sindikatë, e cila në të ardhmen do të përdoret nga partitë politike edhe si mjet për pazarllëqe gjatë zgjedhjeve. Ky është kërcënim i drejtpërdrejtë që bazohet në mashtrim. Kërcënimi është që nuk do të rriten pagat për 10 përqind pavarësisht që kjo është paraparë me buxhet. Mashtrimi përbëhet në atë që deklarohet se kjo nuk mund të bëhet pa u nënshkrua marrëveshje kolektive me sindikatë përfaqësuese”, theksoi Najçevska në pres-konferencë.

Ajo shtoi që ekziston mënyrë e thjeshtë për t’u paguar 10 përqind me atë që MASH do t’ua jep mjetet për stazh që nuk i paguan, ndërsa të cilat përkojnë me këtë shumë.

Në pres-konferencë pakënaqësi nga ky, siç e quajtën, akt i njëanshëm nga pozita e pushtetit, kanë shprehur edhe përfaqësues të tjerë të SPAK-ut, i cili ka rreth 250 dhe 300 anëtarë.

Sipas Goran Janevit, është e turpshme që në mënyrë të këtillë të shkatërrohet ideja për organizim sindikalist, duke theksuar që në arsim të lartë kanë edhe shumë çështje të parregulluara.

“Gjatë kësaj të mos e përmendin 10 përqindëshin që është një shumë e mjerë, mbase mesatarisht rreth 3.000 denarë, Kjo rritje as prej së afërmi nuk do të na barazonte me sektorët tjerë në shoqëri. Ne mbetemi diku rreth rrogës mesatare. Kjo qasje tregon që nuk ekziston vetëdije elementare që mund të çojë përpara një shoqëri”, ka thënë Janev.

Në lidhje me njoftimin për formim të sindikatës së re universitare për të punësuarit në arsim të lartë, pres-konferencë për nesër paralajmëroi edhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë – SASHK.

Për shkak të obligimeve zyrtare në lidhje me punën në Konferencën Inter-universitare, Jankullovski nuk ka pasur mundësi ta ndjek pres-konferencën mirëpo, siç thotë ka pasur mundësi që shpejt-e-shpejt të lexojë statusin e Najçevskës në profilin e saj në rrjetin social Fejsbuk.

“Më duhet të pranojë që jam tepër i zhgënjyer nga qëndrimet e shprehura nga prof. Najçevska në lidhje me nismën për organizim sindikal qëllimi i vetëm dhe i fundit është rritje e pagave të punonjësve dhe të kuadrove mësimdhënëse dhe jo-mësimdhënëse, në të gjitha universitetet shtetërore. Jam tepër i zhgënjyer nga moskuptimi i qëllimit përfundimtar dhe të vetëm që është përdorur për lojëra dhe qëllime tjera ditore-politike. Qëndrimi personal i prof. Najçevskës është e drejtë e saj, anëtarësimi i saj në organizata tjera sindikale me këtë nismë nuk është kontestuar e as nuk është rrezikuar, mirëpo nuk jam befasuar për të keq që me qëndrimet e saj prof. Najçevska i thërret të punësuarit në e UKIM në bojkot, bojkot qëllimi përfundimtar i të cilit është në kundërshtim me interesin e të gjithë të punësuarve dhe nuk çon drejt përmirësimit të gjendjes së tyre materialo-financiare”, thotë Jankullovski në reaksionin për mediat.

Sipas tij, nga shkrimi i saj buron apel për të punësuarit e UKIM që sindikata e vetme është sindikata në të cilën ajo bën pjesë, e kjo është Sindikata e pavarur akademike dhe me atë ndikon te të punësuarit në UKIM mbi të drejtën e tyre sindikale për formim të lirë dhe organizim sindikalist sipas përzgjedhjes së tyre.

“Në letrën nga sekretari i përgjithshëm në 2 vende pa dyshim ekziston që anëtarësimi është vullnetar. Në të njëjtën letër janë paraqitur nenet nga ligjet ku është paraparë dhe lejuar organizim sindikalist në nivel të punëdhënësit, për dallim nga profesoresha e cila flet për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, por vetëm në mënyrë paushalle, pa cituar nene konkrete. Për momentin, në të gjitha universitetet publike po formohen sindikata në nivel të punëdhënësit, e pastaj ato do të bashkohen në formë më të lartë të organizimit – sindikatë e universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thotë Jankullovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button