Nisën punimet për rrethrrotullimin e dytë në Çair, Ganiu kishte premtuar 15 të tilla

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit, së bashku me Visar Ganiun, sot promovuan punimet për nisjen e ndërtimit të rrethrrotullimit në Çair, që brenda 2 muajve pritet të jetë gati, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i Komunës së Çair Visar Ganiu dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov paralajmëruan fillimin e procesit të punës për ndërtimin e rrethrrotullimit në udhëkryqin që lidh bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugën “Kemal Sejfulla”, deklarojnë nga Komuna e Çairit.

Rrezja e rrethrrotullimit planifikohet të jetë 11.5 metra, ndërsa shpenzimet pritet të arrijnë deri 19.5 milionë denarë, duke llogaritur edhe rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Gjithë investimi i Qytetit të Shkupit në këtë projekt është rreth 19 milionë denarë. Qëllimi jonë përfundimtarë është të ndërtojmë infrastrukturë që zhvillohet njëjtë në gjithë qytetin”, deklaroi Shilegov.

Përndryshe, ky është rrethrrotullimi i dytë në mandatin e kryetarit Ganiu, derisa ai ka nisur vitin e tretë të qeverisjes. Ai në zgjedhjet lokale kishte premtuar se në mandatin e tij do të ndërtohen 15 rrethrrotullime, derisa deri më tani është ndërtuar vetëm një në Fushë Topane afër ngrohtores, që ka dimensione shumë më të vogla.

LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore
LEXO: Premtimet për Çairin, ende larg realizimit projekti për 15 rrethrrotullimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button