Hixhri 1434, BFI uron besimtarët

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame për rastin e Vitit të Ri, Hixhri 1434″>1434, që do të shënohet nesër, e enjte.

Në urimin drejtuar të gjithë besimtarëve, kryetari i BFI-së uron për shëndet, mbarësi e bereqet, si dhe përkushtim ndaj porosive të Allahut xh.sh.

“Hixhreti është shpërngulja e Muhamedit a.s prej Meke në Medine, një ngjarje dhe moment i veçantë për myslimanët dhe mbarë njerëzimin. Për të gjithë Ne, kjo ngjarje dhe sakrificë madhështore e Muhamedit a.s dhe atyre që ndoqën rrugën e pastër të Islamit, dhëntë Allahu që të luajë rol pozitiv te ne dhe në shoqërinë Islame.

Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1434″>1434, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vendin tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që ky vit dhe të tjerët në vijim të jenë të konkretizuar me suksese të shumta, të jenë të paharruar pozitivisht në kujtesat Tuaja, t’ju ndjek fati i mirë, të keni shëndet, mbarësi e bereqet në familje dhe të sillemi me plotë përkushtim ndaj porosive të All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që të na bekojë. Na qoftë për hair Viti i Ri Hixhri 1434″>1434″, ka shkruar në telegram urimin e tij, Reis ul-Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button