Gjetjet e projektit “ACTION SEE” pjesë të hulumtimit “Hapja e gjyqësorit”

Sot është promovuar analiza juridike me temë “Hapja e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut” nga Qendra për Hulumtime dhe Juridike dhe Analiza, në bashkëpunim me iniciativën për Hapje të partnerit qeveritar, në kuadër të programit “Përmirësim të transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i analizës është që të kryejë vlerësim të hapjes së gjyqësorit dhe ofron gjetje fillestare dhe rekomandime për konstruimin e politikave për hapje të gjyqësorit.

“Nëse e shohim historinë e transparencës në gjyqësor dhe Prokurori Publike për fat të keq, për mosfunksionalitetin e tyre kemi mësuar nga “bombat”, pas së cilës çdo epitet i janë dhënë gjyqësorit. Megjithatë kjo ishte nxitje për aktivitete konkrete reformuese dhe zbatim të tyre. Mbetet vetëm edhe Ligji për prokurori Publike”, tha ministrja Renata Deskoska.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej, tha se gjatë kohës së punës së saj mundohet që sado që është e mundshme të bisedojë me sektorin civil dhe qytetarët, me fokus të veçantë në nivel lokal.

“Një ndër përgjigjet më të shpeshta për çështje më urgjente, problem ose sfidë është sundimi i së drejtës. Pajtohem, por njëkohësisht kjo është edhe çështja më e rëndë dhe më e dhimbshme të adresohet. Përveç kësaj, kërkon edhe ndryshim të vetëdijes. Transparencën e ndërton vetëdija, ndërkaq më tej shkakton trysni i cili sjellë deri te ndërmarrja e përgjegjësisë më të madhe. Gjendemi në pikë shumë më të lartë se sa përpara 5 viteve”, tha Gallovej.

Sipas u.d. kryetarit të Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, mendimi publik është se gjyqësori nuk është mjaftueshëm i hapur, por ajo gjithashtu është e pabazuar dhe bie.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, tha se vërejtjen e Pribesë kanë qenë serioze dhe janë futur në Strategjinë e cila zgjatë deri në vitin 2022. Ai e përmendi miratimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Në analizën “Gjyqësor i hapur në Maqedoninë e Veriut” prej Konstantin Bitrakov, hulumtues në ASHAM janë shfrytëzuar gjetjet e hulumtimit të Fondacionit “Metamorfozis” dhe projektit “ACTION SEE”, i cili ka për qëllim ta ngrit vetëdijen për korrupsion, transparencë, sundim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button