Llukara, Goshinca dhe Orkoci jashtë çdo standardi të jetës

Fshatrat e malësisë së Karadakut të Kumanovës, janë jashtë çdo standardi të jetesës. Ata madje janë të harruara nga shteti.

Mungesa e infrastrukturës, kuadro shkollor, objekte adekuate arsimore dhe elemente tjera të jetesës janë pasqyra e fshatrave Llukarë, Goshincë dhe Orkoc, të cilat i ka vizituar Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit nga Kumanova.

Sensibilizimi i shoqërisë civile të Maqedonisë, ishte qëllimi i Qendrës Solidariteti dhe Avancimi nga Kumanova, e cila në vigjilje të vitit të ri Islam Hixhri 1434, ka vizituar fshatrat e Karadakut të Kumanovës. 

Me këtë rast u vizituan shkollat fillore të fshatrave Llukarë, Goshincë dhe Orkoc.

Kjo qendër kërkon që të ndihmohet në këtë anë ku gjendja është e mjerueshme.

‘Përveç mungesës së infrastrukturës së rrugës, këto fshatra kishin edhe mungesa tjera, si në mjete shkollore, kuadro, krijimin e kushteve elementare për mësim etj. Njëri prej prioriteteve të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit është edhe arsimimi i të rinjve dhe të rejave. Me këtë rast kjo qendër, bëri shpërndarjen e disa dhuratave modeste nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Gjermani, duke përcjell në këtë mënyrë uratat dhe dëshirat e mërgatës shqiptare për avancimin e dijes tek fëmijët tanë’ thuhet mes tjerash në komunikatën e QSA-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button