fbpx

Dimovski ka votuar projektin për Videolotari, tani e akuzon pushtetin se harxhon miliona për aparate bixhozi

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i cili këto ditë e akuzon pushtetin se Videolotarija Shtetërore harxhon shuma milionëshe për furnizimin e aparateve për bixhoz, në dhjetor të vitit 2012 për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat e fatit, me të cilin mundësohet formimi i Videolotarisë Shtetërore, njofton Portalb.mk.

Videolotaria Shtetërore ishte projekt i ish ministrit të Financave, Zoran Stavreski, i cili ishte edhe propozues i ndryshimeve ligjore, të cilat janë miratuar në Kuvend më 28 dhjetor të vitit 2012 me procedurë të shkurtuar.

Sipas raportit nga votimi i seancës “për” kanë votuar 63 deputetë, në mesin e tyre edhe Dimovski, si deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Për” kanë votuar edhe deputetët e BDI-së, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Rexhail Ismaili i cili tani bashkë me deputetët e tjerë të partisë po tentojnë ta bindin VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në që ta votojnë ligjin i cili kazinot i largon 500 metra larg në vijë-ajrore larg objekteve ku kryhen proceset arsimore dhe institucioneve edukative, apo sociale.

“Ne jemi shumë të gatshëm që atë ligj ta votojmë, konsiderojmë se është i mire dhe në përputhje me kërkesat e shoqërisë civile. Megjithatë, aktualisht të njëjtin nuk e dërgojmë në votim për shkak se nuk kemi 61 vota, jemi duke bërë përpjekjet e fundit që ta bindim LSDM-në apo VMRO-në ta votojnë këtë ligj, ngaqë të gjithë partitë shqiptare jemi të gatshëm ta votojmë” tha dje për Portalb.mk, propozuesi i ligjit Rexhail Ismaili.

Asokohe Stavreski ka sqaruar se ndryshimet ligjore bëhen për arsye të rregullimit të lojërave elektronike të fatit dhe kërkoi investim më të madh të mjeteve, gjegjësisht shfrytëzim të teknologjisë, harduer, softuer dhe ngjashëm dhe me atë angazhim të mjeteve më të mëdha finanicare dhe për atë lënë mundësi shoqëritë aksionare t’i rregullojnë lojërat e fatit.

Videolotaria Shtetërore, u themelua në korrik të vitit 2014-të, ndërkaq partner është Kazinos Austria Internacional Maqedoni, e cila posedon 49% të aksioneve.

Ashtu siç theksoi atëherë Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë së Nikolla Gruevski, shteti nuk do të ketë shpenzime financiare, gjegjësisht do ta transmetojë vetëm të drejtën e organizimit të lojërave të fatit e cila ka vlerë të saj në përqindje dhe shtoi se shteti do të realizojë të ardhura prej tatimeve, ndërkaq përveç mbushjes së arkës së shtetit për qëllime tjera, nënkupton edhe më shumë mjete financiare për zërat speciale të cilat Lotaria i jep në bazë të caktuar për ekologji, sport, shëndetësi dhe persona social.

Ilija Dimovski në mëngjes shkruajti në Tuiter se Videolotaria Shtetërore në 20 muajt e fundit ka hapur dy tenderë për furnizimin e aparateve të bixhozit, me vlerë prej 13,970,700 euro.

Rezultatet nga votimi i Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse në dhjetor mund t’i shihni më poshtë:

Rezultatet nga votimi i Ligjit për lojërat e fatit, dhjetor 2012
Rezultatet nga votimi i Ligjit për lojërat e fatit, dhjetor 2012
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close