RMV, Prokuroria heton dy persona që dyshohen për zhvatje

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimit ndaj dy personave, të moshës 29 dhe 28 vjeç, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “Zhvatje në bazë të nenit 258 pika 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, njofton Portalb.mk. 

“Të dyshuarit, më 14 janar, me qëllimin për të marrë përfitim personal të kundërligjshëm, duke përdorur dhunë detyruan një person që t’u jepte atyre automjetin e tij “Ford Escort”. Përkatësisht, të dy kanë shkuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë nisur zënkë me të. Pastaj, njëri prej të dyshuarve me një shufër metalike e ka goditur të dëmtuarin në trup ndërsa i dyshuari i dytë e ka grushtuar të dëmtuarin në fytyrë. Të dyshuarit në fjalë të nesërmen e kanë shitur veturën për 11,000 denarë” kumton Prokuroria.

Prokurori publik i paraqiti gjykatësit të procedurës paraprake propozim për shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin e parë ndërsa për të dyshuarin e dytë kërkoi masë kujdesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button