Ligji për polici, fillimi i shtetit totalitar!

Ndryshimet e fundit të ligjit për polici, me çka policia mund të bastis shtëpi dhe të burgos njerëz pa vendim të gjykatave, për partitë shqiptare të opozitës janë të papranueshme për një shtet me institucione kryesisht  të politizuar siç është Maqedonia, pasi ne nuk  kemi nivel të demokracisë.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk deshën të komentojnë rreth kësaj.

Zijadin Sela, i PDSH-së thotë se është në vazhdën e sjelljeve të ligjeve tjera diskriminuese.

‘Ligji për polici i cili i lejon atyre që të hyjnë në çdo shtëpi, kudo që të jetë në çdo moment pa pasur një flet arresti ose një vendim nga Gjykatat. Këto janë fillimet e vendosjes së shtetit totalitar. Ajo që më duket e pa kuptueshme është përse ky ligj morri votën e BDI-së, por nuk pushojnë së reshturi dhe bëjnë teatro para opinionit se gjoja bllokojnë Ligjin e Branitellave, ndërsa nga ana tjetër nuk ngurrojnë të votojnë një ligj si ai i policisë’ tha Sela.

Për RDK-në e Rufi Osmani, sipas deputetit Izet Zeqiri, ne nuk kemi nivel të demokracisë, si në disa vende që kjo masë mund të përdoret, andaj e konsiderojnë si të pa pranueshme.

“Kjo është e papranueshme, edhe pse Qeveria apo MPB hiqet në atë se janë standard Evropiane, unë mendoj se duke marrë për bazë nivelin demokratik që ka Maqedonia, kjo masë ndoshta do të ishte e pranueshme për shtetet e perëndimit, por duke marrë për bazë nivelin e demokracisë dhe si praktikohet pushteti, mendoj se do keqpërdoret. Kjo masë dhe kjo do të krijoj problem frike ndaj qytetarëve të Maqedonisë, sepse politizimi është i skajshëm dhe këtë masë do ta shfrytëzojnë për pretekst politike dhe shantazhime politike në Maqedoni’ tha Zeqiri.
Policia përveç bastisjes së shtëpive, tani ka edhe ingereca edhe gjata masave hulumtuese dhe vëzhgimin e kriminelëve./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button