Gjykata Penale: Aktgjykime për lirimin e pesë të akuzuarve në “Spiun”

Gjykata penale në Shkup sot ka shqiptuar aktgjykim për lirimin e pesë të akuzuarve në procedurën e përsëritur për rastin “Spiun”. Gjykata i liroi nga akuza Miqo Naskovskin për veprën “mashtrim” dhe “shantazhim”, Marjan Maxhovskin për “shantazhim”, Goran Stojkovin dhe Cvetan Damjanovskin “për mbajtje dhe posedim pa leje të armëve” dhe Gjorgji Haxhimicevin për veprën “shërbim në shërbimin”.

Gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq, duke e arsyetuar aktgjykimin, ka thënë që gjykata veçanërisht i ka vlerësuar deklaratat nga të dëmtuarit që nuk ndihen të dëmtuar dhe nuk kanë parashtruar kërkesë për dëm të shkaktuar nga të akuzuarit për “shantazhim” dhe “mashtrim”, derisa për veprën “mbajtje dhe posedim pa leje të armës” ka arsyetuar që në provat e prezantuara ka pasur mangësi për rrethanat e dhënies dhe dorëzimit të armëve të pjesëtarëve të MPB-së. Përfaqësues të akuzës janë ish prokurorët ne PSP-së, Stefço Donev dhe Elizabeta Josifovska.

Procesi gjyqësor para këtij këshilli gjyqësor ka filluar në janar të vitit 2018. Kanë qenë të caktuara 19 seanca kryesore, kurse janë bërë 11. Gjyqtari Tufegxhiq theksoi se për shkak të mos paraqitjes në disa seanca gjyqësore dhe mos parashtrim të dokumentacionit mjekësor, procedura është ndarë kundër Marjan Efremovit. Sipas prokurorisë, ish zbuluesi Marjan Efremov ka qenë organizator i grupit që ka spiunuar për shërbime të huaja zbulimi, ndërsa njëkohësisht është marrë me shantazhe, mashtrime dhe zhvatje.

Paraprakisht sot, u mbaj seancë gjyqësore për procedurën e ndarë kundër të akuzuarit Zoran Bozhinovski, në të cilën prokuroria dhe mbrojtja i mbajtën fjalimet përmbyllëse. Aktgjykimi është caktuar për 11 shkurt.

Mbrojtja, në fjalën përmbyllëse ka thënë që pritet aktgjykim për lirim për këtë “aktakuzë që ka filluar qysh nga viti 2009 në bazë të parashtresave dhe konstatimeve dhe hipotezave paushall”, që është drejtuar me shumë shkelje të procedurës pa u dhënë asnjë provë materiale, për çka i akuzuari pa aktgjykim ka kaluar 777 ditë në paraburgim në shtetin fqinj Serbi, në bazë të fletë-arrestit të hapur ndërkombëtar për veprën.

I akuzuari Bozhinovski në fjalën përmbyllëse tha që nuk është paraqitur asnjë prove dhe se e tërë lënda ka qenë e paketuar nga PSP-ja pa leje të shihen provat.

“Në asnjë nga më shumë se 80 seanca gjyqësore nuk më është mundësuar qasje tek asnjë provë materiale kundër meje dhe prokuroria tërë kohën thirret në prova që janë nxjerrë nga deklarata. Nuk pamë asnjë konstatim të kontestueshëm timin për tekst të shkruar. Kanë thirr dëshmitarë të cilët thoshin që kanë qenë të shantazhuar nga unë,kurse nuk dëshmuan që janë të dëmtuar. Kërkoj vendim për lirim”, deklaroi Bozhinovski.

Prokuroria, në fjalën përmbyllëse, ka thënë që janë paraqitur prova me të cilat është vërtetuar aktakuza dhe lidhja e Bozhinovskit dhe Efremovit në veprën “spiunazhë”, derisa vepra “shantazh” mbetet në tentative dhe nuk ka nevojë të ketë dëmtim, për shkak se nuk kanë arritur t’I fitojnë paratë nga Minço Jordanov dhe Dragan Daravellski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button