O2 apelon te deputetët e RMV-së: Ndaleni importin dhe djegien e mbeturinave, na shpëtoni nga helmi

Ju jeni zëri i popullit, prandaj apelojmë ta votoni propozim-ndryshimin e Ligjit për menaxhim me mbeturina me të cilin do të ndalohet importi i mbeturinave që digjen në vendin tone, u janë drejtuar sot me apel deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë nga О2 iniciativa qytetare me rastin e seancës së sotme në Kuvend ku në rend të ditës është Propozim-ndryshimi i Ligjit për menaxhim me mbeturina, me procedure të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

Duke treguar arsyen përse kërkojnë përkrahje, nga deputetët e Maqedonisë, për ndryshimet ligjore të propozuara nga RDM, nga O2 përkujtojnë që me këtë ndryshim nuk do të lejohet import i mbeturinave që mund të përdoren si burim i energjisë, që njëkohësisht është edhe një nga kërkesat e “Frontit të gjelbër”, grup i nismave qytetare ekologjike, që këtë dimër organizoi protesta kundër ndotjes dhe parashtroi listë me kërkesa në Qeveri për ballafaqim me problemet e shumta ekologjike në shtet.

“Shfrytëzuesi kryesor i mbeturinave të importuara që djeg mbeturina është Çimentorja “Usje”, por është edhe “Feni”, si industri të mëdha të cilat i përdorin ligjërisht. Gjatë djegies së mbeturinave çlirohen materie kancerogjene, mutagjene, dyokside toksike, furane, metale të rënda si rmerkuri, kadmium, talium, plumbi, arseni, kromi.

Ngjarjet e fundit në Bullgari vetëm e konfirmuan bazën përse kërkojmë ndalesë për import të mbeturinave si burim të energjisë. Struktura të organizuara kriminele bëjnë tregti me mbeturina ku falsifikohen të dhëna, vlera laboratorike”, thuhet në apelin e O2.

О2 konsiderojnë që nuk guxojmë t’u besojmë industrive të cilat i prezantojnë matjet e tyre të emetimit të substancave ndotëse.

“Nuk kemi as kontroll mbi mbeturinat të cilat i importojmë, nuk di me çka saktë hyn në shtetin tonë, as nuk e dimë çka dhe në çfarë sasie çlirohet nga djegia e tyre”, deklarojnë aktivistët e О2 Iniciativa në apelin e tyre për deputetët sot ta votojnë ndalesën për përdorim të mbeturinave si burim i energjisë në industri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button