Iran, edhe një komandant i lartë humbi jetën

Një komandant i Forcës Basij të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë në një sulm në shtëpinë e tij në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars, kapiteni Abdul Hussein Mujaddami, komandant rajonal i zonës Darhovin pranë qytetit Shagdan, është vrarë gjatë një bastisjeje në shtëpinë tij nga persona të panjohur të maskuar në orët e mëngjesit.

Zyra e Guvernatorit në Shadgan njoftoi se është nisur hetim në lidhje me rastin dhe se opinioni do të informohet për zhvillimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button