7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil se kurrë (FOTO)

Në industrinë e modës, trendet shkojnë e vijnë më shpejt sesa e kishim imagjinuar. Kujdes, kur thoni që dicka është e dalë nga moda, pasi ai trend nuk do të zhduket kurrë. Një trend zgjat zakonisht 2 ose 3 sezone. Nëse keni veshje ose aksesorë të vjetër mos i hidhni, pasi mund t’ju duhen më vonë dhe thjeshtë do të pendoheni, nëse ato do t’i mungojnë gardërobës tuaj, shkruan Class.

Sipas ekspertëve të modës viti 2020 do sjellë risi të vjetra në stilin e blogereve botërore, por jo vetëm. Hidhini një sy, ndoshta ato do të jenë frymëzim për look-n tuaj për stinën e ardhshme.

Perlat

Ndër trendet më të veçanta për vitin që lamë pas ishin aksesorët e dekoruar me guaska. I kemi parë të varur në byzylykë, varëse, vathë, madje edhe nëpër veshje, por ky do të jetë viti i perlave, të cilat tregojnë më shumë klas dhe elegancë.

.

Kapelet

Thuajini lamtumirë kapeleve prej kashte dhe përqafoni kapelet e basketbollit. Për 2020-ën pritet që ky të jetë aksesori më i rëndësishëm dhe do t’i bëjë zonjat dhe zonjushat të duken më trendi, sportive dhe më të reja.

.

Çantat me rruaza druri

Përgatituni të blini sa më shumë çanta të tilla, sepse ato prej kashte do të mbeten në 2019-ën. Nëse nuk dëshironi të dukeni të dala nga moda, ju sugjerojmë çantat e vogla me forma nga më të ndryshmët që janë totalisht të punuara nga rruaza druri.

.

Sandalet me rripat e hollë

Nëse jeni të apasionuara shumë pas stilit të këpucëve të mbyllura me majë, këtë vit do të jetë totalisht ndryshe. Sandalet me rripat e hollë dhe me shollën katrore tek pjesa e gishtërinjëve do të jenë në këmbët e çdo vajze.

.

Ngjyra dhe vetëm ngjyra

Suksesi i 2019-ës ishin padyshim vijat. Ups, harrojini, sepse duhet që këtë sezon të vishni më shumë ngjyra se pranvera. Bluzat e thjeshta, por njëkohësisht dhe artistike, që do të duken sikur i keni larë me bojra shumëngjyrëshe do të jenë veshja më interesante në gardërobën tuaj.

.

Tonet neutrale

Ngjyrat pastel dhe ato të neonit i përkasin verës së kaluar. Fokusohuni tek ngjyrat e ndezura, sepse ato do të bejnë ndryshimin këtë verë.

.

Pantallona të gjera?!

Këtë sezon vijnë më të moderuara se kurrë. Të lehta dhe të freskëta, shkojnë perfekt me motin e nxehtë. Xhinse të gjera, me stil të vjetër, por tepër trend dhe të kombinueshme me gjithçka.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button