RMV, shtatë persona me dokumente të rrejshme janë arrestuar

Rreth orës 01:50 minuta në një pompë benzine afër pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar shtatë persona prej të cilëve dy të mitur, nga Republika e Turqisë.

Nga policia thonë se të shtatë personat janë prezantuar si shtetas të Izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite.

“Në 22.01.2020 në ora 01-50 në një pompë benzine në afërsi të pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar, K.S (20), K.S (46), J.M.M (42) , N.T (46), A.S (27) dhe dy persona të mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, për arsye se pas kontrollit të kryer nga ana e policisë, janë prezantuar si shtetas izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite. Personat e ndaluar u janë dorëzuar zyrtarëve të policisë nga departamenti për krim ndër-kufitar, për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button