Për të parën herë në historinë e vendit Greqia zgjodhi grua për presidente

Greqia zgjodhi gruan e parë presidente në historinë e vendit. Mësohet se në krye të shtetit helen do të jetë Ekaterini Sakelaropulu. Mediat greke raportojnë se Sakelaropulu u zgjodh presidente me 261 vota pro dhe 33 abstenim, duke zëvendësuar Prokopis Pavlopulos shkruan Telegrafi.com  njofton Portalb.mk. 

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik, ndërkohë që mandati pesëvjeçar i Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.

Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga muaji maj i vitit 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA, ndërsa ajo u propozua nga kryeministri Micotakis, kandidaturë që u mbështet gjërësisht. Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit i shërben drejtësisë greke prej 36 vjetësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button