„Espreso“ serbe paragjykon, herët është të thuhet se përse është e dyshuar aktorja Stojanovska

Portali serb “Espreso” këto ditë (19.12.2019) doli me titullin sensacional për rastin me aktoren Silvija Stojanvoska, i cili plasi si bombë në opinioni e Maqedonisë por edhe më gjerë – “Ka trafikuar drogë nga Spanja! Është arrestuar aktorja e njohur jugosllave” PRENELA JE BRDO DROGE IZ ŠPANIJE! Uhapšena čuvena JUGOSLOVENSKA GLUMICA!), shkruan Vërtetmatësi.

Stojanovska mbrëmë është marr në pyetje në Gjykatën Penale në Shkup, dhe më pas i është caktuar masa arrest shtëpiak, nën dyshimin se ka qenë pjesë e rrjetit të trafikimit me kokainë. Sipas informacioneve të cilat i publikuan mediumet, duke u thirrur në burimet e hetimit, bëhet fjalë për 700 kilogram kokainë nga Spanja.

Ky lajm saktë është transmetuar me pjesën e tekstit të “Espreso”, i cili thirret në mediumet maqedonase si televizioni “Telma” dhe portali “Sakam da kazam“.

Problemi qëndron se më pas shkrimi është përshtatur me titull me pretendime, në të cilin thuhet se Stojanovska ka trafikuar sasi të mëdha të drogës. Në të vërtetë, nuk duhet nëse dhe sa është e përfshirë aktorja në rastin e përmendur, dhe përse është arrestuar, dhe më pas së gjykatësi i procedurës Nena Saveski t’i caktojë arrest shtëpiak.

Institucionet kompetente – MPB dhe Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri më tani (20.12.2019) nuk komunikuan asgjë për rastin. Në lidhje me këtë hetim janë koordinuar më tepër vende, përgjatë ditës së djeshme nga MPB për “Deutsche Welle” shkurt kanë deklaruar: “Kur do të vijë koha do të prezantohen të gjithë informacionet”. 

Në këtë fazë të procedurës, akoma nuk duhet se cili ka qenë roli i dy personave të arrestuar në Shkup (aktorja e cila është në arrest shtëpiak dhe një person mashkull – V. V. të coli i është caktuar masa e arrestit efektiv), as sa persona kanë marr pjesë në rrjetin kriminal dhe për sa kohë kanë zgjatur proceset për të cilat janë të dyshuar. Ashtu që, nuk mund të paragjykohet se Stojanovska “ka treguar drogë nga Spanja”, duke pasur parasysh se zyrtarisht nuk është komunikuar se përse është e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button