Antikorrupsioni kërkon kritere më rigoroze për subvencionet shtetërore për mediat

Të përforcohen kriteret për dhënien e ndihmës shtetërore për mediat e shtypit, kërkon Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korripsionit (KShPK), e cila në Strategjinë Nacionale për parandalimin e korrupsionit këto subvencione i vlerëson si rrezik për korrupsion dhe klientelizëm, njofton Portalb.mk.

KShPK kërkon edhe nga mediat që të mos marrin para buxhetore për fushatë zgjedhore. Këtë vit, Qeveria u ka ndarë mediave të shtypit subvencione prej 50 milionë denarë, ose 813.000 eurove.

“Mediat dhe organizatat civile janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë që kanë ndikim ndaj mendimit publik dhe njëkohësisht shfrytëzues të financave publike, që mund të gjenerojë rrezik për korrupsion, veçmas gjatë definimit jo të mjaftueshëm dhe jopreciz të rregullave të nivelit të financimit nga ana sektorit publik”, thekson KShKP në dokumentin e parë për luftë kundër korrupsionit që e miraton Kuvendi, Strategjinë Nacionale 2020-2024. Deri më tani, puna e KShKP-së është themeluar në programe shtetërore katërvjeçare për parandalimin e korrupsionit.

Në Strategjinë, fokusi i të cilit është korrupsioni gjatë harxhimit të parave publike ose keqpërdormi i pozitave zyrtare në sektorin publik, financimi i mediave është shqyrtuar veçmas, si fushë me rëndësi të veçantë. Sistemi politik, mediat dhe shoqëria civile janë përpunuar si sektorë të veçanta që detalisht të sqarohet ndikimi politik, të cilën antikorrupsionerët e kanë konstatuar si problem më të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni.

“Financimi i mediave dhe organizatave civile është fushë (proces) i cili është diskutuar nga KShKP dhe grupi punues në kontekst të krijimit të rrethit të ndikimit ndaj mediave dhe organizatave civile nga ana e partive politike dhe qeverive. Financimi i mediave dhe organizatave civile mund të paraqet bazë për tregtim me ndikim, që është shumë e rëndësishme gjatë krijimit të mendimit publik i cili në vend që ta nxisë, do ta humb luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, në kontekst të kësaj fushe, është e rëndësishme ndikimi politik i cili është shumë i pranishëm në këtë fushë”, theksojnë nga KShKP.

Komisioni në mënyrë të përgjithshme, problemin e definon me “transparencë jo të mjaftueshme gjatë ndarjes dhe shfrytëzimit të financave publike në media”, dhe e thekson programin qeveritar për mbështetje mediave të shtypit.

“Në bazë të vendimit të Qeverisë është miratuar programi me të cilin mediat e shtypit fitojnë ndihmë shtetërore për sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre. Megjithatë, kriteret në bazë të të cilave miratohet ndihma e tillë nuk janë mjaft precize dhe mundësojnë shpërdorim të mjeteve shtesë”, thuhet në Strategjinë.

Qeveria vitin e kaluar, në janar u ndau rreth 700.000 euro 11 mediave të shtypit. Duke e sqaruar masën, ministri për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski ka theksuar se kriteret për marrjen e ndihmës janë “ në tërë të harmonizuara me standardet ndërkombëtare, që është edhe një parim sipas të cilit ka udhëhequr Qeveria, duke i pranuar praktikat më të mira të Bashkimit Evropian për mbështetje të mediave të shtypit të cilat në çdo shoqëri demokratike janë themeli, fundamenti i gazetarisë objektive, të pavarur dhe profesionale.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button