Qyetit i Shkupit po e pastron deponinë nën Kala, 15.000 euro dënim për pronarin e tokës nëse sërish bëhet deponi

Qyteti i Shkupit ka filluar me pastrimin e deponisë nën Kale, e cila prej vitesh është shndërruar në një vendbanim të egër, ku digjeshin goma dhe kabllo dhe jetonin rreth 200 njerëz. Qyteti, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, një muaj më parë, i zhvendosën banorët dhe i akomoduan në Vizbeg. Dje kjo zonë, ku me vite ishin grumbulluar bërllok dhe mbeturina, filloi të pastrohet, njofton Portalb.mk.

Në pastrim përkrah skuadrave nga Qyteti marrin pjesë edhe kompani me përgjegjësi shoqërore që me mekanizimin e tyre ndihmojnë në grumbullimin e mbeturinave dhe dërgimin e tyre në deponinë “Drislla”. Gjatë dy ditëve të para të aksionit, janë mblodhën 500 metra kub mbeturina.

“Brenda 10 ditësh hapësira do të pastrohet plotësisht. Ky vend, si dhe e gjithë kjo anë e bregut të lumit, është pronë private e kompanisë Amadeus Grup. Kjo është hera e fundit që Qyteti i Shkupit ndërhyri në këtë lokacion. Pasi ta pastrojmë hapësirën plotësisht dhe ta kthejmë përsëri në normalitet do të jemi të rreptë në shqiptim të gjobave. Të gjithë pronarët janë informuar me shkrim se nëse nuk kujdesen për hapësirën që i kanë blerë dhe lejojnë që ajo të rritet në një deponi do të gjobiten dhe gjoba është 15,000 euro ”, tha Shilegov.

Shilegov tha se në periudhën e ardhshme do të punohet për pastrimin e deponive në Vizbeg dhe Vardarishte.

“Këtë vit, së bashku me Ministrinë e Mjedisit, pres që të fillojmë të zgjidhim problemin me një deponi që në Vizbeg është krijuar për 30 vjet. Vardarishte është një çështje komplekse që nuk e lejon improvizimi pasi ka qenë një deponi e qytetit të Shkupit ku, më shumë se 40 vjet, janë depozituar mbeturinat dhe këtu do të kemi nevojë për ekspertizë dhe ndihmë ndërkombëtare. Vlerësimi për riparim të situatës atje tregon se për të mbrojtur plotësisht atë rreth nevojiten afër 40 milionë euro”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button