Qeveria i shfuqizoi vendimet e Mizrahit për u.d. drejtorë të qendrave për punë sociale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën që e mbajti mbrëmë në Shtip i ka shfuqizuar vendime te ministres teknike Rashella Mizrahi për shkarkimin dhe emërimin e u.d. drejtorëve të qendrave për punë sociale në disa qytete, për shkak se, ashtu siç thonë nga qeveria janë në kundërshtim me ligjin, njofton Portalb.mk.

Janë shfuqizuar vendimet për shkarkimin nga detyra të u.d. drejtorëve të institucioneve publike – qendrave ndërkomunale për punë sociale në Shtip, Manastir, Probishtip, Vallandovë, Prilep dhe Radovish.

“Vendimi i ministres teknike Rashella Mizrahi për shkarkim dhe emërim të u.d. drejtorëve të qendrave për punë sociale është miratuar në kundërshtim me nenin 46, paragrafi 2 nga Ligji për Qeveri i cili thotë se “ministri bashkë me zv/ministrin plotësues bashkë dhe në mënyrë të barabartë marrin pjesë në realizimin e obligimeve të parashikuara me Ligjin për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore”, thuhet në njoftim.

Qeveria thekson se duke e pasur parasysh se qëllimi i për zgjedhje i ministrit teknik dhe zëvendësit të tij është organizimi i zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, të gjitha çështjet juridike dhe kadrovike duhet që bashkë dhe në mënyrë të barabartë të shqyrtohen dhe për të njëjtët bashkë dhe miratohet vendim, i cili do të nënshkruhet nga ministra dhe zv/ministrja.

“Ministrja teknike, në kundërshtim me Ligjin dhe me trysni ndaj të punësuarve në arkiv (me urdhër të shkruar) i ka miratuar vendimet për shkarkim dhe ka marrë vendim për emërimin e ushtruesve tjerë të detyrës drejtorë në institucione publike – qendra ndërkomunale për punë sociale”, shtohet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button