Kosta Naçevski është drejtor i ri i Deponisë Drislla

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e ka shkarkuar drejtorin aktual të Deponisë “Drislla”, Goran Angellov dhe për u.d. drejtor e ka emëruar, Kosta Naçevski, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti i Shilegovit konfirmojnë se Naçevski e ka marrë detyrën e udhëheqjes së deponisë, ndërkaq në seancën e radhës të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të zgjedhën anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike.

Naçevski në zgjedhjet lokale në vitin 2013 ishte kandidat i LSDM-së për Komunën e Butelit, por i humbi zgjedhjet nga kandidati i VMRO-DPMNE-së, Petre Llatinovski.

Ndryshe, deponia “Drislla” tanimë është nën administrimin e Qytetit të Shkupit. Regjistri Qendror e ka regjistruar deponinë se nga pronësia private bëhet sërish ndërmarrje publike. Me atë, pas 9 vitesh deponia sërish është në pronësi të Qytetit të Shkupit, pasi që në kohën e ish kryetarit Koce Trajanovski iu dha me koncesion kompanisë italiane “FCL Ambiente”.

Në dhjetor të vitit 2018-të, Prokuroria Publike e Shkupit me të dëgjuar ka hapur lëndë për ndotjen e ambientit jetësor dhe natyrës nga neni 218 i Kodit Penal të Maqedonisë, sipas të cilës ka hetuar nëse deponia Drislla e ka respektuar protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore. Megjithatë, Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar, ka konstatuar se nuk ka vend për intervenim prokurorial.

Nga PTHP thonë se prokurori kompetent ka zbatuar procedurë të madhe parahetimore dhe në bazë të materialeve dhe të të dhënave, dhe veçmas pas testimeve dhe analizave, nuk ka dalë se nga deponia, në kundërshtim me dispozitat për mbrojtje të mjedisit jetësor, janë lëshuar gazra helmuese në masë të madhe, me të cilat do të shkaktohej dëmtim të kualitetit të ajrit dhe rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe shkatërrim të botës bimore dhe shtazore.

Ndërmarrja Publike “Drislla” më 4 janar të vitit 2018 u dënua me 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button