Gati 300 raste të prekura me virusin e ri në Kinë

Së paku 291 njerëz janë infektuar me një virus të ri në Kinë, ndërsa gjashtë kanë vdekur, thanë të martën autoritetet në Pekin, skruan REL, transmeton Portalb.mk.

Shtatëdhjeteshtatë raste të reja u identifikuan vetëm të hënën, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Virusi i ri, i cili u shfaq për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor, u identifikua si një lloj koronavirusi.

Koronaviruset janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë prej tyre dihet se i infektojnë njerëzit.

Autoritetet besojnë se shpërthimi i koronavirusit të ri mund të jetë përhapur në 14 provinca kineze, ashtu si edhe në Tajvan, Filipine, Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Australi.

Vlerësimet e para të shkencëtarëve janë se virusi mund të merret vetëm nga kafshët, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit nga njeriu në njeri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të shqyrtojë të mërkurën shpalljen e një urgjence ndërkombëtare të shëndetit publik, për shkak të virusit.

Virusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button