BE: Fillimi i fluturimeve Prishtinë-Beograd sinjal pozitiv

Fillimi i fluturimeve mes Beogradit dhe Prishtinës është një shenjë pozitive për të cilën ne japim mbështetjen tonë, është një mënyrë për të ecur përpara në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës në sektorë të ndryshëm, deklaroi zëdhënësi i BE, Peter Stano duke komentuar marrëveshjen midis kompanisë ”Lufthansa” dhe përfaqësuesve të qeverisë serbe, transmeton RTK.

“BE mbështet të gjitha veprimet dhe masat që ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimin midis njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, shtoi ai.

”Lidhja mes vendeve mund të përmirësojë kontaktin mes njerëzve, shkëmbimeve tregtare, mirëkuptime të ndërsjella në biznes, kulturë dhe turizëm”, përfundoi zëdhënësi.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot fillimin e fluturimeve Prishtinë-Beograd.

”Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Trump në një postim në Twitter.

”Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorëve Robert O’Brien dhe Richard Grenell!”, përfundon postimin Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button