Ky është “Tiny Tim”, gomari që mahniti rrjetet sociale

Si të mos “dashurohemi” me Tiny Tim? Ky gomar i vogël vetëm një vjeç ka mahnitur miliona përdorues në rrjetet sociale, sepse një video virale në Facebook tregon se si  ai sillet si qen: luan me top, kafshon jastëkët dhe madje vrapon në oborr së bashku me dy miqtë e tij qen, transmeton OraNews.

Ai është rritur me ta dhe tashmë janë si “vëllezër”.

Por jeta e Tiny Tim duket se ka qenë e ndërlikuar. Ai kishte lindur nën peshë dhe gjasat për të mbijetuar ishin thuajse zero.

“Kur e gjeta Timin mendova se ishte një lepur. Ishte kaq i vogël. Ai duhet të kishte lindur me një peshë midis 20 dhe 30 kilogramëve, por peshonte më pak se 5 kg. Ne zbuluam se mëlçia e tij nuk po funksiononte siç duhet. Veterineri as nuk e dinte nëse Tim do të mbijetonte, ” tha Jody Toppin, nëna birësuese e gomarit.

Pasi mësoi për gjendjen delikate të Tiny Tim, Jody vendosi ta marrë dhe të kujdeset për të në shtëpi. Më në fund me shumë dashuri dhe vëmendje, gomari tani është rikuperuar plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button