Jemi rivalë, kjo është mirë!

Shpeshherë hasim në keqkuptime lidhur me disa terme. Pa dyshim se një ndër to, edhe me termin rivalitet. Interpretohet në format më të egra si: luftë, kundërshtarë e tjara tjera. Vërtetë këto keqkuptime krijojnë një opinion jo të mirë tek masa, e sidomos tash aktule që kemi fushatat parazgjedhore.

Jemi të stërmbushur dhe të indoktriunuar me termin rivalitet. Mirëpo, falë këtyre forumeve, përmes mundësisë së debatimit, ngrejmë zërin për çështje madhore siç është rivaliteti. Para se të vazhdojë më tej, dua që të definojë se çështë rivaliteti.

Rivaliteti në fjalorin akademik d.m.th. mirëqenie, perspektivë, intelektualizëm. Me një fjalë përfshinë fjalët më të bukura që ekzistojnë. Nga vetë fakti që konsiston dhe zgjon kureshtjen për të bukurën, zgjon edhe dëshirën dhe vullnetin për të vepruar dhe për tu ngritur në piedestalet më të larta shoqërore. Përmes rivalitetit ne formojmë dhe fitojmë UNIN tonë, përpiqemi të gradohemi me vlerat më të larta njerëzore, punojmë për ta ndërtuar të ardhmen dhe për të lënë gjurmë për pasardhësit tanë.

Ne përpiqemi që të vendosim rregulla për atë se si dëshirojmë dhe çfarë është për të mirën shoqëore. E pa dyshim se dëshirojmë më të mirën dhe më të drejtë.
 Në këtë kontekst, promovojmë garat e ndryshme, të cilat shërbejnë për të kultivuar frymën e bashkëpunimt reciprok. Me këtë veç se hedhim tullën e parë drejt ndërtimit të ardhmërisë.

Përgatitijet profesionale, tryezat e ndryshme debative, konferencat dhe seminaret e ndryshme shoqërore janë teknikat dhe metodat më komode bashkëkohore që mundësojnë procesin e rivalitetit në një arenë akademike dhe shoqërore e jo si interpretohet në arena luftarake. Gara ndërmjet grupeve të ndryshme promovon bankat shkollore, bibliotekat e jo kafenet e ndryshme. Kultivon ndjenjën e mirëqenies dhe përparimit, e jo demagogjisë dhe dekadencës. Jep përparsi kulatitetit, si pikë e dytë drejt zhvillimit dhe përparimit, kundrejt kuantitetit. 
Pra, pasi hedhet themeli i parë, dalin në shesh planet për të ardhmen.

Atëherë nëpërmjet teknikave të ndryshme dalin në sheh të lartit, të zgjedhurit, më të mirët, të sinqertit, të cilët garën e llogaritin si mësim për të përfituar e jo fushëbetejë. Dhe pikërisht seleksionimi i tyre, jep mundësinë për të marrë guximin për reforma dhe ide për ndërtim. 
Përmes propozim të ideve, thënien e mendimit të lirë, analizave të ndryshme, të deklaruar nga njerëz me peshë të cilët rivalitetin shoqëror ndërmjet grupeve shoqërore e shohin si nxitës drejt zhvillimit dhe përparimit, arrijmë qëllimin shoqëror dhe përmushim misionin të marrë si mëkëmbës të Tokës, duke nxitur që përmes tre hapave të lartëpëmendur: garës në punë të mira, shoshitjes të cilësisë dhe në fund thënies të vërtetës apo të duhurës krijojmë karvanin dhe hapim shtigjet nga barierat e shumta të drejtuar drejt mirëqenies bashkëkohore dhe sociale për një të ardhme me perspektivë të shëndoshë, të freskët drejt veprimit, ndërsa atyre të lodhurve dhe që përpjeken për të indoktrinuar ne mund tju themi vetëm këtë:
Ju dëshirojmë të kaloni një ditë të bukur sot!!!!

Shkruan: Daim Luçi

Lajme të ngjashme

Back to top button