Dy filma shqiptarë nga Kosova mbushën sallën në München

Dy filma me subjekte shqiptare – si lufta e fundit dhe kurbeti – kanë përftuar interesim të madh të audiencës gjermane. Salla e filmit “Carl-Amery-Saal”, në Gasteig të Münchenit, ishte tepër e vogël për t’iu përgjigjur kureshtjes së publikut gjerman për dy filmat nga Kosova shkruan Koha.net transmeton Portalb.mk. 

Në festivalin me karakter jogarues “Mittelmeer Filmtage 2020”, të organizuar nga “Filmstadt München”, producentë, distributorë e njohës të filmit patën mundësinë të njihen me dy kineastët shqiptarë. Filmi i metrazhit të shkurtër “Çlirimi”, nën regjinë e Burim Halitit, dhe ai i metrazhit të gjatë “Kthimi”, nën regjinë e Kastriot Abdylit, ishin dy nga shumë filmat e shfaqur të premten në eventin që do të zgjasë deri më 26 janar.

Prodhim i kompanisë “Eureka Film & Production” dhe i mbështetur me 9 mijë euro nga Qendra Kinematografike e Kosovës, “Çlirimi” bën fjalë për një mësues dhe nxënës që mbesin të bllokuar në një shkollë fillore, një tregim drithërues për një mbijetesë mes frikës dhe urisë së vazhdueshme. Po me “Çlirimin” dhe filmin tjetër të tij “The Interview”, regjisori Haliti në fillim të vitit të kaluar, kishte përfaqësuar Kosovën në festivalin “Ballkan Tage” në München.

Pas shfaqjes së dy filmave, regjisorët Burim Haliti dhe Kastriot Abdyli patën edhe një bashkëbisedim me të pranishmit në sallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button