Amerikanët nderuan jetën dhe veprën e Martin Luther King

Amerikanët në qytetet më të mëdha nëpër SHBA, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit, Washington, dje kanë festuar dhe kujtuar jetën dhe trashëgiminë e Dr. Martin Luther King, Jr., raporton Anadolu Agency (AA).

Marshime dhe festa u mbajtën për nder të gjigantit të të drejtave civile në festën kombëtare që mban emrin e tij.

Në Washington, ecja paqësore dhe parada e Martin Luther King vërshoi nëpër rrugët e qytetit dhe u ndoq nga djali i madh i të ndjerit King, familja e tij si dhe kryetari i Washingtonit, Muriel Bowser si dhe qindra demonstrues.

Personeli i marinës gjithashtu mori pjesë në festimet, të veshur me uniforma të plota ceremoniale.

Martin Luther King mbahet mend si individi më i rëndësishëm në lëvizjen e të drejtave civile që kërkoi t’i jepte fund segregacionit në SHBA dhe formave të tjera të diskriminimit.

Para vrasjes së tij në vitin 1968, King ishte një avokat i fuqishëm për protestë paqësore jo të dhunshme dhe luajti një rol udhëheqës në disa demonstrata të mëdha, përfshirë bojkotin e autobusëve në Montgomery në vitin 1955 që i dha fund segregacionit në transportin publik të qytetit në Alabama.

Fjalimi i tij në vitin 1963 i njohur si “Unë kam një ëndërr” (I Have A Dream), që ishte një thirrje publike për barazi racore, kujtohet ende si një nga adresimet më të mëdha publike në historinë amerikane përkrah “Adresimit në Gettysburg” të Abraham Lincolnit dhe “Fjalimi famëkeq” i Franklin Rooseveltit.

Ai u vra më 4 prill 1968 derisa qëndronte në ballkonin përpara dhomës së tij në një motel në Memfis, Tenesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button