Dimitrov në Davos: Përfundimisht është koha për një hap para

Sot, ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së veriut, Nikolla Dimitrov kam arrë pjesë në panel diskutimin në temë “Dialogu diplomatik për Ballkanin perëndimor” në kuadër të Forumit botëror ekonomik, që mbahet prej 21 janar deri më 24 janar në Davos të Zvicrës, njofton Portalb.mk.

Dimitrov, sipas MPJ-së, ka argumentuar se përfundimisht është koha që Maqedonia e Veriut të bëjë një hap para  në rrugën e tij evropiane: hapjen e meritueshme të bisedimeve hyrëse me BE-në.

“Miratimi i vendimit që shumë e kemi pritur, gjatë kohës së udhëheqësisë kroate, përpara Samitit në Zagreb është në interes jo vetëm të vendit dhe rajonit, por edhe të vetë BE-së dhe kredibilitetit të perspektivës evropiane”, ka thënë Dimitrov.

Ai gjithashtu ka shtuar se është e mirëpritur çdo ide e cila do të kontribuojë për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve të Maqedonisë së veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë bisedimet më efikase, më rigoroze dhe më korrekte, më thelbësore dhe më kredibile.

Në kuadër të forumit, Dimitrov ka pasur edhe takime të shkurtra me kryeministrat e Bullgarisë dhe Kroacisë.

Në takim me kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka diskutuar për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në kontest të ndërtimit të miqësisë në bazë të mirëkuptimit dhe respektimit reciprok ndaj kujdesit të fqinjit. Kryeministri Borisov e ka ripërsëritur mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve hyrëse me BE-në.

Në bisedë me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, Dimitrov i është falënderuar personalisht, por edhe Kroacisë në cilësinë e vendit-udhëheqës me Këshillin e BE-së, për mbështetjen aktive për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, duke e mbajtur çështjen tonë lartë në agjendën e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button