Për Atixhen e “Tokës së Majltit”: Punë në Komunën e Llozovës, kulm të ri dhe dy këngë në studio (FOTO)

Atixhe Muratova, heroina kryesore në filmin dokumentar të Maqedonisë së Veriut “Toka e Mjaltit”, do të jetë e angazhuar në punë në Komunën e Llozovës dhe shtëpisë së saj do t’i ndërtohet kulm i ri, konfirmoi kryetari i Komunës, Aco vellkovski. Ai theksoi se ajo i është kumtuar personalisht edhe asaj gjatë vizitës në objektin e vetëqeverisjes lokale, njofton Portalb.mk.

“E gëzuar, e qeshur dhe lumtur nga lajmi që Komuna e Llozovës dhe unë si kryetar i dhamë premtim se do të kujdesemi që shtëpisë së Atixhes t’i vendosim kulm të ri. Pas mbarimit të turneve dhe marrjes së oskarëve, Atixhe do të jetë e angazhuar në vend punë në Komunën e Llozovës”, tha Vellkovski.

Ai shtoi se i ka premtuar se dy këngët e saja do të përpunohen plotësisht me aranzhim muzikor dhe do të mundet t’i këndojë dhe incizojë në studio muzikore profesionale.

“Toka e Mjaltit” është në garë për dokumentar më të mirë dhe film më të mirë internacional të çmimit më të njohur filmik që do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos.

Fotoreporteri i Portalb.mk, e ka vizituar shtëpinë e Atixhes Muratovskës në fshatin Bekirlija, Llozovë. Në atë peizazh piktoresk dhe atë shtëpi është i incizuar “Toka e Mjaltit”.

Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova
Protagonistja Hatixhe Muratova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button