KSHZ u shpall jokompetente për kërkesën e Çulevit, e udhëzoi të drejtohet te Kuvendi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri e ka hedhur poshtë si të palejueshme kërkesën e ministrit teknik për Punë të brendshme, Naqe Çulev, në të cilin ai kërkon që trupi më i lartë zgjedhor në shtet ta interpretojë nenin 46 të Ligjit për Qeveri dhe kompetencat e saj, njofton Portalb.mk.

Anëtarët e KSHZ-së theksuan se ata nuk janë të autorizuar të japin mendime, as vlerësime të ligjshmërisë së ligjeve dhe e udhëzuan që për interpretim autentik të neneve të ligjeve mund të japë vetëm Komisioni Ligjvënës-Juridik.

KSHZ vendosi se kërkesa hidhet si e palejueshme dhe nuk paraqet akt lidhur me zgjedhjet.

Kërkesa e Çulevit ka të bëjë me aktivitetet e përditshme që janë rendi dhe qetësia publike, zbulimi i veprave penale nga krimi i organizuar etj., ndërkaq me nënshkrimet e lidhura, pengohet puna dhe ndikon në zvogëlimin e efikasitetit të MPB-së në lidhje me aktivitetet e përditshme.

Nga ana e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, u dërgua telegram deri te të gjithë udhëheqësit e njësive organizative në MPB, duke u rikujtuar se për aktivitet e punës së përditshme nevojiten nënshkrime edhe nga ministri Çulev, por edhe nga zv/ministrja Sllavjanka Petrovska, në të kundërtën do të kenë do të kenë përgjegjësi.

Në Ligjin për Qeveri, neni 46 thuhet: Mandati i zv/ministrit dhe ministrit zgjatë prej ditës së zgjedhjes së tij deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvend të Maqedonisë së Veriut.

Ministri dhe zv/ministri bashkë dhe në mënyrë të barabartë i shqyrtojnë dhe i nënshkruajnë të gjitha aktet dhe dokumentet që i miraton ministri ose personat e autorizuar nga ai, zëvendësi i ministrit ashtu edhe sekretari shtetëror në ministrinë përkatëse, dhe të cilat kanë të bëjnë me miratimin e çështjeve juridike, financiare dhe kadrovike lidhur me zgjedhjet.

Çdo akt, në kuptim të këtij ligji, dorëzohet deri te ministri dhe zv/ministri. Ministri dhe zëvendësi janë të obliguar që menjëherë, në afat kohor prej më së voni 1 ditë ta miratojnë ose refuzojnë aktin.

Në rast të papajtueshmërisë mes ministrit dhe zëvendësit për çështjet juridike, financiare ose kadrovike, KSHZ është e obliguar që në afat prej 24 orëve të miratojë vendim dhe t’ia dërgojë ministrisë. Vendimi i KSHZ-së është përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button