Osmani – Derkovski: Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike që RMV të merr datë bisedimesh me BE-në

Sot në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale (MVL) në Shkup u mbajt takim mes përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ). Në seancë u shqyrtuan aktivitetet që duhet të ndërmerren nga dy institucionet, që, siç thonë ata, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të jenë korrekte dhe “Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datën për aderim në Bashkimin Evropian (BE)”, njofton Portalb.mk.

“Është me rëndësi të theksojmë rëndësinë e përgatitjes së terrenit për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike. Me këtë, asnjë vend anëtar i Bashkimit Evropian të mos ketë arsye për mos-dhënien e datës së shumëpritur për kyçje në BE. Edhe pse zgjedhjet presidenciale kaluan pa asnjë vërejtje, sërish Franca dhe Holanda nuk arritën konsenzus në Samitin e BE-së, për dhënien e datës së bisedimeve për Maqedoninë, duke bllokuar kështu procesin për nisje të negociatave.” tha Osmani.

Sipas tij, procesi në fjalë do të zhbllokohet me metodologjinë e re të sugjeruar nga Franca.

Shpresojmë që në fund të janarit të miratohet metodologjia e re dhe më pas të marrim raportin e jashtëzakonshëm për përparimin e vendit tonë në rrugën euro-atlantike për muajt tetor-shkurt. Më 26 mars, pres të marrim datën e shumë-merituar nga BE-ja. Këtë proces zgjedhor kemi përgjegjësi më të madhe sesa në çdo rreth tjetër sepse në këtë cikël duam të kemi zgjedhje me standarde evropiane dhe me këtë të tregojmë se RMV-ja është shtet evropian” tha ai.

Nga ana tjetër, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se në periudhën që vjen, të gjithë duhet të marrin përgjegjësi që “procesi zgjedhor të zhvillohet pa asnjë pengesë dhe që mos të ketë dikush arsye për mos-dhënien e datës”.

Takimi i krerëve të Këshillit të Bashkimit Evropian rreth çështjes së RMV-së do të mbahet më 26 mars, gjegjësisht në ditën e katërt të fushatës zgjedhore.

Seanca e fundit në Parlamentin e RMV-së është caktuar për me datën 3 shkurt, më pas i njejti do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button