(Video) Gjyshja vret ujkun me sëpatë

Në rrëfimin i cili më shumë i ngjan “Kësulkuqes”, Ajshat Maksudova (56), nga fshati Novi Bijuzjak në rajonin e Dagestanit, ka vrarë një ujk me sëpatë kur bisha e sulmoi.

Ajo fillimisht ka luftuar me duar bosh, që në fund ta vret me sëpatë.

“Nuk u frikësova. Qëndroja si tani, duke e mbajtur sëpatën në dorë. Ujku kërceu mbi mua, më gërvishti në këmbë dhe doja ta godisja me sëpatë”, tregoi Maksudova.

“Kur e ngrita dorën, ai më kafshoi. Doja t’ia hapja gojën dhe ta godas me grusht deri në fund, në fyt, por nuk mundja. Ndaj vetëm e lash dorën, e ai vazhdonte ta tërhiqte. Më pas e mora sëpatën dhe e godita në kokë derisa nuk u rrëzua”, shtoi ajo. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button