Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani dhe do të vizitohet familja Rugova, ndërsa LDK në ora 12:00 do të mbajë akademi përkujtimore, transmeton Klan Kosova.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button