Pushimi dimëror mbaroi, prej sot nxënësit u rikthyen në bankat shkollore

Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot u kthyen në bankat shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor  2019/2020.

Mësimi vazhdojnë ta ndjekin 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve rreth 20.00 filloristë.

Mësimdhënësit vazhdojnë të punojnë me paga më të larta nga janari për 10 për qind, në pajtim me marrëveshjen e arritur midis Sindikatës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ndërmarrja për Qarkullim publik njofton se sot do të vazhdojë orari i rregullt dimëror i cili për shkak se nxënësit ishin në pushim ishte ndërprerë.

Nga kjo ndërmarrje gjithashtu njoftojnë seprej sot  do të vlejnë edhe kartelat pa pagesë për transport publik që shfrytëzohen nga nxënësit e shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button