Presidenti Trump e quan fitore marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se marrëveshja u arrit përderisa të gjithë thoshin se ajo nuk mund të bëhej, transmeton REL.

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”, ka shkruar Trump.

Presidenti Trump, në postimin e tij, falënderon ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button