Carragher: Suarez ndër më të mirët në botë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka lavdëruar Luis Suarez, pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat.

“Njerëzit thonë se ne jemi të varur nga Suarez. Por dëgjoni; Messi te Barcelona, Ronaldo te Real Madridi. Çdo ekip ka një lojtar të shquar, dhe Luis është një prej tyre, jo vetëm në Ligën Premier por në botë”.

“Për 12 muaj jam ndjerë se ai është lojtarë më i mirë në ligë. Ai është një prej më të mirëve në botë dhe ne jemi të ngazëllyer që e kemi atë”.

“Ai bën gjëra në ndeshje të cilat ne i shohim duke i bërë në stërvitje çdo ditë. Gjithmonë ka pyetje, mendoj kur pyetet padrejtësisht, nëse ai ka shënuar mjaft gola, por a nuk është ai golashënuesi më i mirë në ligë për momentin? Dhe në një ekip që nuk ka fituar aq shumë ndeshje në ligë”, ka thënë Carragher. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button