Janakieski në “TNT” e kërkoi amnistinë e Ivanovit, i la në baltë katër zyrtarët e komunës të cilët Ivanovi i anashkaloi

Të pandehurit e kanë sulmuar, procedurën e përsëritur gjyqësore për prishjen e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit për hakmarrje politike të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, me mbi 30 dëshmitarë dhe dhjetëra prova të reja, thonë burime nga gjykata. Ndër provat e paraqitura nga i pandehuri Mile Janakieski është edhe vendimi i ish-Presidentit Gjorge Ivanov për amnistinë e tij. Vendimi i Ivanovit për herë të parë është parashtruar si provë, sepse deri tani të pandehurit e kanë përmendur atë në gjykim vetëm me gojë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

TNT” është një nga rastet kur Ivanov dëshmon se në vendimin për amnisti ai ka pas vetëm motive partiake. E amnistoi personin i cili e porositi atë Nikolla Gruevskin, lider i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së dhe organizatorët Mile Janakieski si Ministër i transportit dhe lidhjeve, dhe Toni Trajkovski, kryetar i Gazi Babës nga VMRO-DPMNE, në territorin e të cilit ishte ndërtuar kompleksi “Kosmos”. Katër ekzekutuesit nga komuna me urdhër të këtyre ish zyrtarëve të lartë të shtetit nuk u përfshinë nga amnistia.

Në provat, zbulojmë se Janakieski e ka paraqitur vetëm vendimin për amnisti, por jo edhe vendimin e Ivanov për tërheqjen e amnistisë, që u botua edhe në Gazetën Zyrtare. Nëse amnistia e Janakieskit pranohet si provë dhe procedura për të përfundimisht bë “TNT” ndërpritet, atëherë ajo automatikisht do të vlejë edhe për Gruevskin dhe Trajkovskin.

Një nga katër punonjësit e komunës, që më gjykimin e serishëm të “TNT” mbeten në baltë është e pandehura Elisaveta Najdovska, e cila para aktgjykimit angazhoi një avokat shqiptar për të kërkuar përkthimin në shqip të tërë lëndës që zgjati dy vjet. Për këtë nuk kishte asnjë bazë ligjore, por Najdovska me atë veprim ia doli ta ngadalësojë ritmin e gjykimit për të fituar kohë derisa një anëtare e porotës plotësoi kushtin për pensionim.

Ivanovi deri më tani nuk ka pranuar kallëzim penal për përpjekje të shpëtimit të ish-zyrtarëve nga VMRO-DPMNE.

Nuk dihet nëse gjyqtarët Ognen Stavrev dhe Osman Shabani do t’i pranojnë provat dhe dëshmitarët e rinj. Burime nga gjykata thonë se është nebuloze që se disa nga dëshmitarët e rinj që janë propozuar në atë që paraprakisht kishte qenë gjykim për “TNT” kanë treguar dëshmitarë tjerë. “TNT” tani PO gjykohet për herë të dytë dhe fillon nga e para, ashtu që gjithçka që e kanë thënë dëshmitarët herën e parë bie poshtë.

Toni Trajkovski, në fund të dhjetorit, pohonte se ishte sulmuar nga një autor i panjohur ndërsa e kishte shëtitur qenin. Nga Spitali i qytetit “8 Shtatori” e lëshuan menjëherë me njoftim se pacienti ishte në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Pas këtij raporti, u shfaqën foto të Trajkovskit në Facebook. Ai e ndërroi spitalin, shkoi në Qendrën Klinike dhe atje mori vërtetim se kishte qenë i sulmuar dhe i goditur në fytyrë.

Ai lëndim u shndërrua menjëherë në një traumë psikike, për të cilën Trajkovski mori pushim mjekësor 15-ditor nga mjekja Viktorija Vujoviq, dhe shtyrje të fillimit të ” TNT” për në 6 shkurt 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button