Portieri në Turqi mbron dy penalti, përjashtohet e më pas mbrojtësi pret të tretën (VIDEO)

Portieri i klubit Usakspor, Ersin Aydin, ka pritur dy penalti para se të përjashtohej në ndeshjen ndaj Ergene Velimeses, me zëvendësimin e tij, që po ashtu priti një gjuajtje prej penaltisë, në një ndeshje të jashtëzakonshme në Turqi, transmeton Koha.net.

Teksa Usakspor po fitonte 2 me 0 në kuadër të divizionit të tretë të garave në futbollin në Turqi, fundi i ndeshjes u kthye në kaos.

Velimese fitoi një penalti në minutën e 90-të, me Aydinin që priti gjuajtjen para se të merrte kartonin e verdhë sepse kishte dalë nga vija. Gjuajtja u përsërit e Aydin sërish priti penaltinë, por gjyqtari edhe një herë e ndëshkoi me karton të verdhë pasi kishte dalë jashtë vijës, kështu duke e përjashtuar.

Në vend të tij, në portë u fut mbrojtësi Aktug pasi klubi s’kishte portier rezervë. Megjithatë ky mbrojtës u kthye në hero. Ai arriti të priste penaltinë e tretë për të mbajtur portën e paprekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button