Ngacmimet seksuale, u shkarkua komandanti i policisë në Gazi Babë

Stacioni policor në Gazi Babë u prek nga një skandal, ku komandanti i saj 49 vjeçar S.V. vitin e kaluar në disa raste ka ngacmuar seksualisht koleget, transmeton Portalb.mk.

Për herë të fundit, ai më 07.11.2019 e kishte ngacmuar seksualisht kolegen, duke e kërcënuar edhe me përjashtim nga puna, në rast mosrealizimit të kërkesës.

“Gjatë kontrolleve të kryera nga ana e Repartit për kontroll të brendshëm, edhe dy nëpunëse të tjera të policisë të punësuara në stacionin policor Gazi Babë kishin denoncuar se në mënyrë të njëjtë ishin shqetësuar nga ana e komandantit, por duke pasur parasysh kohën e kaluar nga këto ngjarje ekziston vjetërsim absolut për sjelljen e vendimit për shqiptimin e masës disiplinore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB informojnë se ‘është ngritur iniciativë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundim të procedurës’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button