Serbia në ditë humb më shumë se një milion euro, ja pse shkaku është Kosova

Ekonomia serbe humb një milion e 39.000 euro në ditë për shkak të doganave që i vendosi Prishtina. Atë e konfirmoi  zëvendëskryeministri dhe ministër i Tregtisë Rasim Lajiq.

Ai potencon se industria  ushqimore vendore më së shumti ka humbur sepse kompanitë serbe pothuajse tërësisht janë shtypur nga tregjet e Kosovës në këtë periudhë.

“Pothuajse për 14 muaj tatime,  në Kosovë nga Serbia qendrore janë dërguar mallra për 435 milion euro më pak, në krahasim me periudhë e njëjtë para vendosjes së tatimeve”, tha Lajiq për Novosti.

Sipas tij, pozitat e kompanive serbe i kanë ndërmarrë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Lajiq gjithashtu tha se pa BE-në, SHBA-në, Kinën dhe Rusinë, si anëtare të përhershme të Këshillit për siguri të KB-së, rëndë është të pritet  zgjidhje e qëndrueshme  për Kosovën, dhe tha se “Dejton” i sigurt do të nevojitet kur  ajo çështje do të vendoset në rend dite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button