Xhonson: Britania e Madhe u dëshiroi gjitha të mirat Harit dhe Meganit

Kryeministri britanik Boris Xhonson është i bindur se tërë Britania e Madhe do i dëshirojë më të mirën princit Hari dhe bashkëshortes së tij Megan, të cilët tashmë nuk do të ushtrojnë detyrat si anëtarë të familjes mbretërore.

“Mendoj se tërë vendi do të dëshirojë të kyçet në atë t’u dëshirojë gjitha të mirat në të ardhmen… Siç thash më herët, jam i sigurt se familja mbretërore, e cila tashmë një kohë të gjatë është këtu, do të gjejë mënyrën të vazhdojë tutje”, tha Xhonson për Skaj njuz në Berlin, ku mori pjesë në konferencën për Libinë.

Princi Hari dhe bashkëshortja e tij Megan tashmë nuk do t’i ushtrojnë detyrat si anëtarë të familjes mbretërore dhe nuk do t’i shfrytëzojnë titujt “mbretëror” , publikoi Pallati i Bakingamit më 18 janar.

Në kumtesë shtohet se Hari dhe Megan tashmë nuk do të marrin mjete nga fondet publike dhe do t’i kthejnë parat e shpenzuara për rinovimin e shtëpisë së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button