“Drislla” sërish u bë ndërmarrje publike nën kompetenca të Qytetit të Shkupit

Deponia “Drislla” prej sot është nën administrimin e Qytetit të Shkupit. Regjistri Qendror e ka regjistruar deponinë se nga pronësia private bëhet sërish ndërmarrje publike. Me atë, pas 9 vitesh deponia sërish është në pronësi të Qytetit të Shkupit, pasi që në kohën e ish kryetarit Koce Trajanovski iu dha me koncesion kompanisë italiane “FCL Ambiente”, njofton Portalb.mk.

“pas dy vitesh luftë aktive arritëm që ta kthejmë deponinë në pronësi të Qytetit të Shkupit. Që nesër do të shkarkohet drejtori Goran Angellov dhe do të emërojmë u.d. drejtor. I ftoj institucionet kompetente të hyjnë në Drislla dhe ta hetojnë punën e deritanishme të koncesionerit. Më vjen keq që humbëm 9 vjet, por unë jam garantues së në Drislla do të vendosen teknologjitë më moderne”, tha kryetari Shilegov.

Në dhjetor të vitit 2018-të, Prokuroria Publike e Shkupit me të dëgjuar ka hapur lëndë për ndotjen e ambientit jetësor dhe natyrës nga neni 218 i Kodit Penal të Maqedonisë, sipas të cilës ka hetuar nëse deponia Drislla e ka respektuar protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore. Megjithatë, Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar, ka konstatuar se nuk ka vend për intervenim prokurorial.

Nga PTHP thonë se prokurori kompetent ka zbatuar procedurë të madhe parahetimore dhe në bazë të materialeve dhe të të dhënave, dhe veçmas pas testimeve dhe analizave, nuk ka dalë se nga deponia, në kundërshtim me dispozitat për mbrojtje të mjedisit jetësor, janë lëshuar gazra helmuese në masë të madhe, me të cilat do të shkaktohej dëmtim të kualitetit të ajrit dhe rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe shkatërrim të botës bimore dhe shtazore.

Ndërmarrja Publike “Drislla” më 4 janar të vitit 2018 u dënua me 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button