Qytetarët dhe organizatat joqeveritare u paraprijnë odave ekonomike dhe kastës shkencore në përdorimin e RVEN

Nga numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të cilët më së shpeshti e përdorin Regjistrin e vetëm elektronik nacional (RVEN) në dhjetë vitet e kaluara, më së shumti janë qytetarët (44 përqind), pastaj pasojnë organizatat joqeveritare (26 përqind), kurse në vend të tretë janë shoqëritë tregtare (22 përqind), njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Karakteristike është që odat ekonomike dhe institucionet shkencoro-hulumtuese të cilat duhet të kenë rol udhëheqës në krijimin e zgjidhjeve ligjore më së paku e përdorin RVEN. Përkatësisht, odat ekonomike marrin pjesë vetëm me 6 përqind në numrin e përgjithshëm të shfrytëzuesve, ndërsa institucionet hulumtuese me 2 përqind.

Të dhënat në RVEN zbulojnë që qytetarët, kompanitë, institucionet shkencore dhe subjektet tjera të cilat duhet në mënyrë aktive ta përdorin këtë sistem ende nuk janë të njoftuara ose tregojnë interesim të vogël për pjesëmarrje me komente dhe sugjerime të tyre gjatë miratimit të dispozitave të reja nëse gjatë kësaj merret parasysh numri i komenteve në lidhje me dispozitat e publikuara.

Në periudhën e kaluar dhjetëvjeçare, ka vite kur janë propozuar nga disa qindra dispozita në vit, ndërsa për disa prej tyre nuk ka asnjë koment ose sugjerim. Viti rekord në lidhje me dispozitat e publikuara në RVEN është 2013 kur janë regjistruar 367 dispozita.

Përndryshe, Ministria e drejtësisë me 246 komente të dispozitave të propozuara dhe dokumente tjera është në majë të listës së ministrive më të komentuara në periudhën 2009-2019 në Regjistrin e vetëm elektronik nacional të dispozitave (RVEN).

Në vendin e dytë me 222 komente është Ministria e financave, kurse në vendin e tretë është Ministria për shoqëri informatike dhe administratë me 158 komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button